Politike

Emigrantët e mbetur jashtë vendit, Rama jep lajmin: Nga e hëna do mendojmë për riatdhesimin tuaj, 1000 herë ndjesë

Pasi ka dhënë lajmin, kreu i qeverisë është shprehur se i ka mirëkuptuar të gjitha ankesat e të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijë, duke iu justifikuar edhe njëherë me luftën ndaj koronavirusit në vend. 
Featured image of article: Emigrantët e mbetur jashtë vendit, Rama jep lajmin: Nga e hëna do mendojmë për riatdhesimin tuaj, 1000 herë ndjesë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë emigrantët e mbetur jashtë Shqipërisë, pas mbylljen së kufijëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Rama është shprehur se qeveria e tij do të publikojë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale për riatdhesim. Por gjithmonë të shoqëruara me karantinim 14 ditor.

Pasi ka dhënë lajmin, kreu i qeverisë është shprehur se i ka mirëkuptuar të gjitha ankesat e të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijë, duke iu justifikuar edhe njëherë me luftën ndaj koronavirusit në vend. 

Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie,”-shkruan ndër të tjera Rama. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor, nën rregulla të forta sigurie! Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata, që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim. Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se shqipëria, kjo nuk ka ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh! Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, sot më shumë se kurrë, si një atdhe dhe një familje.

Prej disa javësh, emigrantët në kufi janë kthyer në një temë kryesore diskutimi në një kohë kur vendi po përballet me kornoavirusin. Ata kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama deri më sot kishte bërë të qartë se askush nuk do të kalojë nëse është rezident në vende të tjera të Europës.

Disa prej tyre kanë tentuar të hyjnë ilegalisht, ndërsa disa të tjerë janë lejuar të kalojnë dhe janë akomoduar në një hotel pranë kufirit, ku edhe do të karantinohen prej disa ditësh. Kreu i qeverisë ka ndaluar hyrjen e tyre duke i quajtur ‘bomba biologjike’, megjithatë me uljen e rasteve të reja me koronavirus, numri një i maxhorancës duket i ka marrë edhe njëherë parasysh shqiptarët e mbetur jashtë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment