Politike

E THA DJE! Rama bën hapa pas? Kryeministri: Nëse garoj në Vlorë do ta merrni vesh kur…

VIDEO
Kryeministri Edi Rama tha se do ta thotë qytetin ku do të kandidojnë, njësoj me kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, duke përdorur pretendimin se nuk është i veçantë.
Featured image of article: E THA DJE! Rama bën hapa pas? Kryeministri: Nëse garoj në Vlorë do ta merrni vesh kur…

VLORË– Kryeministri Edi Rama, pas 4 orë mbledhje me socialistët e qarkut të Vlorës, ka dhënë një prononcim të shkurtër për kamerat. Në fjalën e tij mbrëmjen e sotme, ndryshe nga dje, Rama e la sërish me dyshim kandidimin në Vlorë.

Në fjalën e tij, Rama tha se do ta thotë qytetin ku do të kandidojnë, njësoj me kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, duke përdorur pretendimin se nuk është i veçantë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mandatin e tretë do bëjmë më shumë se 2 të tjera- ndryshimi ka një impakt të madh dhe më pas rrit pritshmëritë dhe natyrshëm krijon pakënaqësitë. A do kandidoj si deputet? Në Vlorë jam fizikisht dhe shpirtërisht. Po apo jo ma lini ta them kur të jetë radhë për të gjithë. Jam më i gjatë se të tjerët por me të gjithë. Deri në ato kohë le të merren me këto punë ata që nuk kanë punë,“-u shpreh Rama. 

Sot, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar 4 orë takim me socialistët në Vlorë. Të pranishmëve në mbledhje u ka lënë porosi që të ndihmojë qytetarët, të cilët nuk duhet të kenë pakënaqësi. Megjithatë la edhe njëherë mister qytetin se ku do të kandidojë si deputet.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment