Aktualitet

E RËNDË! Tentohet të rrëmbehet një 4-vjeçare në Korçë, si iu mor nënës nga duart. Autori 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

  • ‘I thirrëm ne dhe ai u tremb’/ I riu tregon si e shpëtoi të miturën 4-vjeçare nga rrëmbyesi
  • Tentohet që të rrëmbehet një fëmijë në Korçë. 18-vjeçari ka shkuar në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka marrë me forcë të miturën nga duart e nënës, por fatmirësisht është kapur në kohë nga banorët e tjerë të lagjes.
    Featured image of article: E RËNDË! Tentohet të rrëmbehet një 4-vjeçare në Korçë, si iu mor nënës nga duart. Autori 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor Foto ilustruse

    KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku është tentuar që të rrëmbehet një fëmijë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një vajzë 4-vjeçare është marrë me forcë nga një person, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka shkuar në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka marrë me forcë të miturën nga duart e nënës, por fatmirësisht është kapur në kohë nga banorët e tjerë të lagjes.

    Menjëherë banorët e zonës që i erdhën në ndihmë nënës për të voglën dhe më pas kanë ndjekur me vrap agresorin deri në momentin që e kanë kapur. Më pas, ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka vënë në pranga të riut.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Aktualisht ai ndodhet në Komisariat, ky edhe po jep dëshminë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e rastit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment