Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren, pranga 20-vjeçarit nga Durrës

I riu me iniciale N.B., 20 vjeç është arrestuar në flagrancë nga efektivët, pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Featured image of article: Marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren, pranga 20-vjeçarit nga Durrës Foto ilustruese

DURRËS– Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akzuohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, 17 vjeç. I riu me iniciale N.B., është arrestuar në flagrancë nga efektivët.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment