Aktualitet

Deputetët me COVID-19 brenda Kuvendit, merren masa. Seancat e fundit s’pezullohen por… 

Tre deputetë me COVID-19 por seancat nuk do të pezullohet por për deputetët do të kufizohet koha e diskutimeve.
Featured image of article: Deputetët me COVID-19 brenda Kuvendit, merren masa. Seancat e fundit s’pezullohen por…  Foto ilustruese

TIRANË– Dy seancat e fundit plenarë për këtë sesion parlamentar nuk do të pezullohen edhe pse 3 prej deputetëve të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kuvendi ka marrë masa duke dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të Parlamentit.

Duke marrë parasysh, se ditën e fundit, më 30 korrik, pritet që të kalojnë ndryshime dhe marrëveshje të rëndësishme si ajo për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, seancat nuk do të pezullohet por për deputetët do të kufizohet koha e diskutimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 ka gjetur “strehë” në Kuvendin e Shqipërisë. Erion Veliaj, Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi kanë rezultuar pozitivë ditën e sotme. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment