Politike

‘Avokati kërkon 13 Euro në minutë’. Rama i përgjigjet Bashës: Artist, faturat do i publikojmë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se faturat e gjyqit të tij në Gjermani do të publikohen në Shqipëri. Basha pretendoi se avokati i zgjedhur nga Rama për gjyqin ndaj gazetarit gjerman kushtonte 13 euro në minutë.
Featured image of article: ‘Avokati kërkon 13 Euro në minutë’. Rama i përgjigjet Bashës: Artist, faturat do i publikojmë në Shqipëri Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pretendimit të kreut të PD-së së, Lulzim Basha se avokati i marrë për gjyqin ndaj gazetarit Peter Tiede është ndër më të shtrenjtët në Gjermani.

Me anë të një postimi në Twittër, kryeministri Rama shprehet se edhe pse gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat e tij do të publikohen në Shqipëri.

“Artist,ti nuk zhgënjen kurrë,je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani. Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë,”-shkruan Rama. 

Pak çaste më parë, kryedemokrati Basha doli në një konferencë për shtyp dhe tha se avokati i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, Mattheë Prinz ishte një ndër më të shtrenjtit në Gjermani. Sipas Bashës, shërbimet e tij paguheshin 13 euro në minutë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment