Politike

Basha i buzëqeshur shkon në Presidencë: Si kalove, si jeni? Harron të takojë Dervishin dhe çohet prapë: E vlerësoj ftesën tuaj

VIDEO
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hyrë i buzëqeshur duke u takuar me presidentin, por në një moment çohet sërish pasi ka lënë pa takuar këshilltarin e Metës për ligjet, Bledar Dervishin. 

TIRANË– Pas kryeministrit Edi Rama, në zyrën e Presidentit Ilir Meta ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga Oerd Bylykbashi. Basha ka hyrë i buzëqeshur duke u takuar me presidentin, por në një moment çohet sërish pasi ka lënë pa takuar këshilltarin e Metës për ligjet, Bledar Dervishin. 

PJESË NGA BISEDA:

Basha: Si kalove, si jeni? Më fal! *çohet prapë dhe takon Bledar Dervishin

Ilir Meta: Jemi në përgatitje të një procesi sa më gjithpërfshirës, për të gjetur një datë sa më të pranueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basha: Faleminderit zoti President e vlerësoj ftesën tuaj.

Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta.


(k.m/dosja.al)

Shto Koment