Politike

Rezultatet e para të zgjedhjeve, Basha del në deklaratë urgjente: Jemi fitues, PS ka humbur thellë në bastionet e tyre historike, qendrat që lexohen të parat janë të Partisë në pushtet (APELI PËR KOMISIONERËT)

VIDEO
Basha tha se sistemi parashtron që kutitë e para që numërohen janë të Partisë Socialiste
Featured image of article: Rezultatet e para të zgjedhjeve, Basha del në deklaratë urgjente: Jemi fitues, PS ka humbur thellë në bastionet e tyre historike, qendrat që lexohen të parat janë të Partisë në pushtet (APELI PËR KOMISIONERËT) Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se opozita është fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se rezultatet paraprake që nxjerrin fituese Partinë Socialiste lidhen me raportimin e KQZ. Basha tha se sistemi parashtron që kutitë e para që numërohen janë të Partisë Socialiste, por edhe në ato zona tha ai, bastionet historike të PS janë të humbura, referuar edhe pjesëmarrjes.


Lulzim Basha: Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet. Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj. Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD. Ky është fillimi. Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera. Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë. Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin. Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin. Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 36% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(f.g/dosja.al)

Shto Koment