Politike

Azilkërkuesit nga Shqipëria/ Franca e dyta pas Gjermanisë, Macron i shqetësuar: Duhet parë problemi

Kreu i shtetit të Francës, Marcon është shprehur i shqetësuar për numrin e azilkërkuesve, një pjesë e tyre vijnë edhe nga Shqipëria.
Featured image of article: Azilkërkuesit nga Shqipëria/ Franca e dyta pas Gjermanisë, Macron i shqetësuar: Duhet parë problemi

FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Salsburgu për Shqipërinë.

Kreu i shtetit të Francës, Marcon është shprehur i shqetësuar për numrin e azilkërkuesve, një pjesë e tyre vijnë edhe nga Shqipëria. Në fjalën e tij, Macron ka kërkuar kthjelltësi për të zgjidhur problemin. 

“Të kemi kthjelltësi për të parë problemin. Kërkesat për azil vijnë nga vende të sigurta,”-mësohet se është shprehur Macron.

Deri më tani Franca është përballur me 110,000 kërkesa për azil duke u renditur e dyta në Europë pas Gjermanisë me 162 mijë kërkesa, duke lënë pas Greqinë me 65000 të tilla. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Franca është një prej vendeve skeptike për të dhënë “Po-në” e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nuk dihet nëse azilkërkuesit nga Shqipëria do të ndikojnë në vendimin e tyre. 

Marrë nga Noivelobs.com

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Azilkërkuesit nga Shqipëria/ Franca e dyta pas Gjermanisë, Macron i shqetësuar: Duhet parë problemi

  1. Nuk e paske marre vesh akoma more tutkun se ku qendron problemi?! Nuk habitem kur zgjedhja e tij per shoqen e jetes ishte mesuesja e tij 2 dekada me e madhe, e rrudhur dhe e plakur. Thone qe shijet nuk gjykohen por ‘shije’ te tilla tregojne dicka tjeter…

Shto Koment