Aktualitet

‘S’jam në gjak me askënd’/ ATENTATI ndaj Preng Gjinit! Një klerik nga Mirdita ndërhyn për të shuar konfliktin e tyre me familjen Reçi, HABITET Gjergj Gjini

Gjergj Gjini ka shprehur habi në momentin kur ka dëgjuar klerikun për shuarje gjaku me familjen Reçi, duke pretenduar se nuk ka armiqësi me askënd duke përfshirë edhe fisin në fjalë.
Featured image of article: ‘S’jam në gjak me askënd’/ ATENTATI ndaj Preng Gjinit! Një klerik nga Mirdita ndërhyn për të shuar konfliktin e tyre me familjen Reçi, HABITET Gjergj Gjini Preng Gjini

MIRDITË–  Një klerik ka tentuar që të qetësojë marrëdhëniet mes familjeve Reçi e Gjini, kur kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga atentati ndaj Preng Gjinit. Mësohet se në banesën e babait të 51-vjeçarit Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur nga atentati që i bënë në mes të Tiranës, ka shkuar një përfaqësues i klerit. 

Ndërkohë që të njëjtat burime të Fax News kanë bërë me dije se Gjergj Gjini ka shprehur habi në momentin kur ka dëgjuar klerikun për shuarje gjaku me familjen Reçi, duke pretenduar se nuk ka armiqësi me askënd duke përfshirë edhe fisin në fjalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I biri i tij, 51-vjeçari Preng Gjini, i cili u plagos nga atentati me tritol që i bënë në mes të Tiranës më 15 shtator dhe aktualisht po i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Turqi. Deri më tani ai ka rifituar njërin prej syve të dëmtuar

(k.m/dosja.al)

Shto Koment