Aktualitet

As këtej, as andej! 300 emigrantë bllokohen në kufirin e gjelbër mes Greqisë e Shqipërisë

Deri më tani e vetmja përgjigje që kanë marrë ka qënë një e-mail nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila u ka sqaruar vetëm se nga dita e sotme nuk kthehen dot më në atdhe.
Featured image of article: As këtej, as andej! 300 emigrantë bllokohen në kufirin e gjelbër mes Greqisë e Shqipërisë Foto ilustruese

KAKAVIJË– Rreth 300 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në zonën neutrale mes kufirit grek e atij shqiptar në doganën e Kakavijës, pasi nuk lejohen nga autoritetet që të hyjnë në vendin e tyre.

Shqipëria ka mbyllur që dje kufirin duke mos lënë më asnjë që ta kalojë, ndërsa kryeministri Edi Rama i sqaroi të gjithë se nuk do të penalizoheshin për tejkalimin e lejes së qëndrimit në shtetin grek. Gjithashtu Rama theksoi se asnjë prej tyre nuk do të penalizohej me gjobë.

Por situata interpretohet ndyshe nga pala greke. Çdo shqiptar që ka mbetur në Greqi do të duhet të dëshmojë që ka 50 euro për çdo ditë që do të qëndrojë në tokën Helene, ka siguracion shëndetësore dhe një vend për të qëndruar. Duke qënë se shumë prej shqiptarëve atje nuk plotësojnë një apo të gjithë kushtet kanë kërkuar që të kthehen, duke mbetur peng në zonën neturale. Pritet vetëm një “po” që Ministria e Jashtme të lejojë hyrjen e tyre në Shqipëri. Ndërkohë në doganë presin ende të moshuar, gra dhe fëmijë.

Deri më tani e vetmja përgjigje që kanë marrë ka qënë një e-mail nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila u ka sqaruar vetëm se nga dita e sotme nuk kthehen dot më në atdhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në bazë të zhvillimeve më të fundit, nuk do të lejohet hyrja në kufi e shtetasve. Në kushtet e pandemisë, qeveria ka ndërmarrë masa strikte për mbrojtjen e shëndetit publik,”-shkruhet në e-mailin e Ambasadës.

Por edhe ata që janë kthyer deri më tani nuk ia kanë hedhur paq, pasi janë gjobitur me mijëra euro nga pala greke, edhe pse ndëshkimet janë pezulluar në të gjithë Europën. Mesa duket Greqia, është një nga vendet që nuk e ka pranuar udhëzimin e Komisionit Europian për shtyrjen e qëndrimit 90 ditor. Kjo situatë po vijon prej disa ditësh, ndërkohë ata që kanë mbetur në kufi presin ende një zgjidhje.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment