Aktualitet

Arrestohet dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

  • Mori 6 mijë € për të nxjerrë nga burgu një person, arrestohet gjyqtarja Mimoza Margjeka
  • Bashkëshorti i Margjekës, Arben Cara është vënë në pranga të policisë për korrupsion aktiv në Universitetin e Durrësit.
    Featured image of article: Arrestohet dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës Universiteti Aleksander Moisiu
    Përditësuar:

    DURRES– Arben Cara, dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” është vënë në pranga. Ai është bashkëshorti i gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, e cila u arrestua për korrupsion aktiv pasi kishte marrë ryshfet 6 mijë euro që të ndërhynte tek e shoqja dhe të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar.

    Bashkëshorti i Margjekës është simpatizant i PD-së dhe kjo gjë ka ndikuar në vendimin e bashkëshortes së tij për ti dhënë 6 mijë euro që të ndryshonte vendimin.

    Pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e SPAK, nënë operacionin e koduar “Starova” është vënë në pranga dekani i fakultetit.

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Shtetit
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.
    Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Korçë, nën drejtimin e SPAK-ut.
    Vihen në pranga 5 shtetas
    Drejtoria Hetimore Qendrore, pas një hetimi disamujor, nën drejtimin e SPAK-ut, finalizoni operacionin policor të koduar “Starova”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

    A. C., banues në Tiranë, me detyrë dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili u arrestua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (bashkëshorti i gjyqtares);

    N. B. banues në Sauk, Tiranë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (vëllai i të dënuarit që iu ndryshua masa e sigurisë).

    K. Zh., banues në Korçë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (pronari i hotelit ku iu dorëzua shuma e eurove bashkëshortit të gjyqtares).

    Gjithashtu u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    M. M., banuese në Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

    S. D., banues në Tiranë, avokat në Dhomën e Avokatisë në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

    Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë ligjore për një rast të korrupsionit gjyqësor, referoi materialet në SPAK, për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasi i gjyqtarëve , prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

    Mbi bazën e materialeve të referuara SPAK regjistroi procedimin penal dhe si rezultat i hetimeve u arrit të dokumentohej një rast korruptiv në gjyqësor.

    Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

    Shtetasi N. B., banues në Sauk, vëllai i të arrestuarit kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin O. B., avokatin S. D., i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

    K. ZH., mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore, masë e cila ishte vendosur nga Gjykata e Apelit për të arrestuarin O. B.

    Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast korruptiv.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment