Aktualitet

Mbanin telefona dhe para me vete gjatë shoqërimit të të paraburgosurve, arrestohen 6 efektivë të burgut të Peqinit

6 efektivë të burgut të Peqinit janë arrestuar gjatë shoqërimit të të paraburgosurve mbanin me vete para dhe telefona celularë.
Featured image of article: Mbanin telefona dhe para me vete gjatë shoqërimit të të paraburgosurve, arrestohen 6 efektivë të burgut të Peqinit Sendet që iu sekuestruan të arrestuarve

PEQIN– Ditën e djeshmë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar në flagrancë 6 efektivë të angazhuar për sigurinë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë.

Arrestimi i tyre vjen pasi gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë, policët kanë mbajtur me vete telefona celularë dhe para, veprim ky që konstatohet si shkelje.

Policia nuk i ka bërë të ditura identitetet e personave të arrestuar, por vetëm inicialet e tyre. Në pranga ranë: F.K, J.C, L.C, A.T, B.K, Y.P, të gjithë me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment