Politike

Akuzat se Martin Camaj ishte spiun i huaj, Rama flet për HAPJEN E DOSJEVE të komunizmit, nuk i del e keqja me Taren: S’do iu mbajnë mend emrin as nipërit, ju do shkoni në parajsë

VIDEO
Për studiuesin Auron Tare, pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë u shpreh se do të harrohet edhe nga pasardhësit e tij.  

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur në sulmin ndaj studiuesit Auron Tare, i cili pak kohë më parë publikoi disa dokumente në të cilat pretendohej se shkrimarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj ishin agjentë të huaj. Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Rama foli me superlativa për të duke vlerësuar edhe punë për hapjen e dosjeve. Ndërsa për Taren, pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë u shpreh se do të harrohet edhe nga pasardhësit e tij.

“Veprat e tyre studiuesëve, mos të ma marrin për keq studiuesit që janë këtu flas për ata që botojnë libra me sponsorat që iu përmenda, do bien si gjethe. Do ikin. Emrin e tyre s’do ta mbajë mend askush. Nuk e di nëse do t’ua mbajnë mend edhe mbesat dhe nipërit. Një falenderim të veçantë dhe po e mbyll me një fjalë të Camajt që besoj i shkon më së miri punës që keni bërë për të, sepse e keni ndihmuar që të mos jetë si “moti i ligë”,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga hapja e dosjes së parë, për Musine Kokalarin janë disa mijëra që janë hapur në tre vjet. Sikur kjo të ishte bërë më parë dhe hapja me kaq kujdes. Në kuptimin profesional, jo për të fshehur gjë. Dhe me kaq kohezion nga Autoriteti. Atëherë imagjinoni sa shumë njerëz do kishin shpëtuar nga post-mortum do të kishin shpërtuar nga hijet e persekutimit, ose si ndodhi ndaj Martin Camajt, në formën e akuzës. Diktatura hapi plagë të thellë, moshapja e dosjeve lejoi infektimin e shumë prej këtyrë plagëve. Transparenca lehtëson organizmin dhe krijon një raport të ri shumë të vërtetë. Më vjen mirë që Martin Camaj, falë jush sot arrin një ngadhënim të fundit. Shpresoj të fundit se djajtë e këtij vendi, qoftë i fundit se nuk i dihet. Është një ngadhënim që i bën nder shoqërisë tonë. Se për Martin Camajn puna është më e thjeshtë. Helmi na afekton ne. Ndërsa veprat e tyre studiuesëve, mos të ma marrin për keq studiuesit që janë këtu flas për ata që botojnë libra me sponsorat që iu përmenda, do bien si gjethe. Do ikin. Emrin e tyre s’do ta mbajë mend askush. Nuk e di nëse do t’ua mbajnë mend edhe mbesat dhe nipërit. Një falenderim të veçantë dhe po e mbyll me një fjalë të Camajt që besoj i shkon më së miri punës që keni bërë për të, sepse e keni ndihmuar që të mos jetë si “moti i ligë”. Që do të thotë se të tjerët e bënë si moti i ligë dhe ai nuk ishte këtu që të përgjigjej, megjithëse më mirë që nuk ishte këtu. Ju e bëtë dhe respekte. Kjo që keni bërë do iu shërbejë kur të paraqisni kredencialet për të shkuar në parajsë.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar artin e shkrimtarit Martin Camaj, duke vërshuar një lumë akuzash ndaj studiuesit Auron Tare, i cili publikoi disa dokumente që pretendonin se ai ishte agjent i huaj. Rama i cilësoi si gënjeshtra duke hequr një paralele me “zhumën” që po bëhet për zgjerimin e Greqisë në detin Jon.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment