Politike

Aksioni opozitar, Kryemadhi shkon me urgjencë në zyrën e Bashës, ç’po diskutohet

Mësohet se në qendër të takimit të tyre është aksioni që pritet të rinisë opozita, e cila muaj më parë ka djegur mandatet.

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi mes tyre po zhvillohet në selinë blu.

Mësohet se në qendër të takimit të tyre është aksioni që pritet të rinisë opozita, e cila muaj më parë ka djegur mandatet.

Ndërkohë në vend vijon kriza politike. Në shkurt opozita e bashkuar dogji mandatet dhe zhvilloi protesta kombëtare. Edhe pse ishte paralajmëruar mosbindje civile, PS hyri e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit dhe fitoi 60 bashki. Peng mbetet Shkodra pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta këmbëngul se zgjedhjet duhen zhvilluar më 13 tetor. Aleatët e PD-së kanë nisur procedurat për zgjedhjet, ndërsa PD nuk “lëkundet” nga qëndrimi i saj. Kryeministrit Edi Rama ka theksuar se zgjedhjet ishin legjitime dhe se me opozitën është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. 

Ndërkohë pezull ka mbetur edhe çështja e shkarkimit të kreut të shtetit, pasi maxhoranca i ka kërkuar opinion Komisionit të Venecias. Pas komentit të Komisionit, do të veprohet edhe lidhur me fatin e Metës. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment