Aktualitet

Aksioni në Shkodër/ Kishin kthyer lokalin e natës në strehë kokainë, Policia jep informacion zyrtar: Arrestuam 3 persona, në kërkim pronari

Policia e Shkodrës dhe RENEA-t në kuadër të operacionit “Klubet e natës”, kanë arrestuar tre persona dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e një lokali nate.
Featured image of article: Aksioni në Shkodër/ Kishin kthyer lokalin e natës në strehë kokainë, Policia jep informacion zyrtar: Arrestuam 3 persona, në kërkim pronari Foto ilustruese

SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Sipas deklaratës zyrtare, Policia e Shkodrës dhe RENEA-t në kuadër të operacionit “Klubet e natës”, kanë arrestuar tre persona dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e një lokali nate.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në “VIP Club” u gjetën disa doza kokainë, të cilat ishin paketuar në qese farmaceutike. Si pasojë, u janë vënë prangat dy menaxherëve të lokalit; A. V., 29 vjeç dhe G. M., 27 vjeç, të dy të arrestuar më parë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”. Gjithashtu mes tyre është arrestuar edhe këngëtari i lokalit 57-vjeçari me iniciale Z. J., lindur në Muriqan e banues në Shkodër. Në kërkim është shpallur pronari i klubit, E.M , i cili në bashkëpunim me tre të arrestuarit shisnin dhe shpërndanin kokainë, e linin në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në gjendje të lirë është proceduar klienti i lokalit 33-vjeçari me iniciale Ç. P., dhe balerina e lokalit L. S., 31 vjeçe, po ashtu banuese në Shkodër.

Ndërkohë që nga ana e policisë ende vijon punë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, nga ku të arrestuarit merrnin lëndën narkotike, të cilën e shisnin më pas.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për  ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe  klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili  kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit  dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe  arrestimi i shtetasve:

A.V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z.J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat

penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.

Aksioni ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku Policia ka shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve, njëri prej të cilëve ishte kushëriri i Barush Bregut, Xhemiljano Ndou. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër. Ndërsa operacioni ka vijuar me kontrollet e bëra në klubet e natës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment