VLORË– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre mjeteve të ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërkohë ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre.
Sipas informacioneve, dy prej makinave drejtoheshin nga shtetas italianë (babë e bir), ndërsa automjeti i tretë është me targa shqiptare.
Fillimisht, babai italian ka goditur nga prapa makinën e të birit dhe ku i fundit ka goditur mjetin që i ndodhej para.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë filluar punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(k.m/dosja.ak)