Aktualitet

Makina përplaset me furgonin në Fier/ Humb jetën një person, dy të plagosur (Emrat+VD)

Aksident në Fier, furgoni përplas makinën. Një person humb jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

FIER– Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon. 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe dy pasagjerët e furgonit kanë mbetur të plagosur.  Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. 

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Bregu, ndërsa të plagosurit janë: Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.

Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mbrëmjen e djeshme në Kavajë një makinë, ku po udhëtonin tre të rinj u përplas me tabelën e një karburanti. Si pasojë humbën jetën tre persona. Ata janë Lumturie Demrozi, Vilson Cara, Gentjan Belba. Të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Carës por makina e tyre u përplas me tabelën e një karburanti, ku edhe ndodhej gruaja bashkë me dy vajzat e saj. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment