Aktualitet

Aksident në Elbasan, përmbyset makina, plagoset drejtuesi i mjetit (FOTO)

Një person është plagosur, pasi mjeti me të cilin po lëvizte është përmbysur në rrugë.
Featured image of article: Aksident në Elbasan, përmbyset makina, plagoset drejtuesi i mjetit (FOTO) Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një mjet është përmbysur në rrugë,në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve.

Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur, drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen plotë të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment