Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

Një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë janë plagosur dy persona.
Featured image of article: Aksident në Elbasan, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona Foto ilustruese

ELBASAN– Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Shushicë. Një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën rurale Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se shtetasi me inicialet D.P., 21 vjeç, banues në fshatin Shushicë, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për pasojë të dy janë dëmtuar, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment