Aktualitet

Aksident në autostradën Milot-Mamurras/ U përplas nga një mjet, humb jetën një person (Emri+VD)

Një person është përplasur nga një mjet dhe si  pasojë ka humbur jetën në vend. 

MILOT– Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras. Një person është përplasur nga një mjet dhe si  pasojë ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, ku shtetasi Marjan Lleshi rreth 55-vjeç banues në Kurbin, në lagjen Sanxhak,  është aksidentuar për vdekje nga një mjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment