Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

Mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një çiklist, në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit.
Featured image of article: Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësorin Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 45 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë autostradën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit, ndërsa është bërë i mundur shoqërimi i shoferit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment