Aktualitet

Makina përplas motoçikletën në Shkodër-Lezhë, humb jetën një person (EMRI+VD)

Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i vdekurt dhe Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

SHKODËR- Një aksident i rëndë është shënaur sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i vdekurt dhe Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Shkodër, mësohet se i vdekur ka mbetur një person, i identifikuar si Zef Stenaj 61 vjeç, që po udhëtonte me motor, i cili u përplas nga një automjet.

NJOFTIMI I PLOTË

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment