Aktualitet

Aksident rrugor në autostradën Tiranë- Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Maminas, shoqërohet 60-vjeçari

Kalimtari në përpjekje për të kaluar rrugën është përplasur nga një mjet tip "Peugeot", drejtuesi i të cilit është shoqëruar për në Komisariat.
Featured image of article: Aksident rrugor në autostradën Tiranë- Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Maminas, shoqërohet 60-vjeçari Foto ilustruese

MAMINAS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë. Kalimtari në përpjekje për të kaluar rrugën është përplasur nga një mjet tip “Peugeot”, drejtuesi i të cilit është shoqëruar për në Komisariat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është shoqëruar 60-vjeçari me iniciale Sh.A.

NJOFTIM I POLICISË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment