Aktualitet

61 fëmijë të helmuar në Postribë, flet pronari i dyqanit pranë shkollës: Shes vetëm molto, jo ‘fast-food’

Pronari i identifikuar si Gëzim Hyseni, ka mohuar se ka qënë ai personi që i ka shitur të miturve ushqim të shpejtë.
Featured image of article: 61 fëmijë të helmuar në Postribë, flet pronari i dyqanit pranë shkollës: Shes vetëm molto, jo ‘fast-food’ Foto ilustruese

SHKODËR– Flet për herë të parë pronari i dyqanit që ndodhej pranë shkollës në Postribë, ku edhe u helmuan 61 nxënës.

Pronari i identifikuar si Gëzim Hyseni, ka mohuar se ka qënë ai personi që i ka shitur të miturve ushqim të shpejtë.

“Unë shes vetëm molto dhe çokollata. Sandëich-ët janë shitur para shkollës,”-tha pronari. 

Ditën e djeshme, DSHP ka bërë me dije se helmimi masiv ka ndodhur përshkak se në ushqim është gjetur bakteri i salmonelës. Ky lloj bakteri ka bërë që disa ditë më parë 61 nxënës u shtruan me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kishin simptoma helmimi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment