Rajoni

Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e NATO-s, më 30 mars zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh ditën e premte se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish”.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e NATO-s, më 30 mars zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit
Përditësuar:

MAQEDONIA E VERIUT– Republika e Maqedonisë së Veriut, duke nisur që nga dita e sotme është zyrtarisht pjesë e NATO-s. Mediat lokale, raportojnë se 29 parlamentet kombëtare kanë votuar për të ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO,  pasi Aletatët nënshkruan Protokollin e Pranimit të saj në shkurt të vitit 2019.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh ditën e premte se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish”.

Pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku,“- tha Stoltenberg. Ceremonia e ngrtijes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet më 30 mars në selinë e NATO-s në Bruksel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment