Aktualitet

Vrasje e mbetur në tentativë dhe skema mashtrimi, arrestohen 3 të shumëkërkuarit e Tiranës (VD)

Një 39-vjeçar dhe një 24-vjeçar kanë tentuar të vrasin dy persona të ndryshëm. Kurse 41-vjeçari me inicialet E.B., akuzohet për mashtrim dhe falsifikim stampash.
Përditësuar:

TIRANË– Tre persona të cilit ishin shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me inicialet B.B., i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, 39-vjeçari ka kanosur më armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të një tjetër personi për ta vrarë. Për këtë arsye më 15 janar të këtij viti, Gjykata e Apelit ka caktuar masën “arrst me burg” për të.

Një 24-vjeçar është arrestuar gjithashtu, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin maj të vitit 2018.

24-vjeçari me inicialet Xh. H. dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ndërsa një 41-vjeçar me inicialet E. B., është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Njoftimi i policisë Tiranë.             

Plan masash për kapjen e personave  të shpallur në kërkim

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën dhe u ndaluan 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për  kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit  të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në  orët e para të mëngjesit bënë  të mundur  kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në  burg”. Më  datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e  Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit  Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje  e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në  vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi  E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment