Aktualitet

Ankohej se ishte sëmurë/ Dërgohet në spital kreu shqiptar i “Mafias së Burgjeve”, me të edhe avokati bashkëpunëtor

Shqiptari Klodian Lekocaj i njohur i "mafia i burgjeve" është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut të Koridalosit. Lekocaj ankohej se ishte sëmurë. 
Featured image of article: Ankohej se ishte sëmurë/ Dërgohet në spital kreu shqiptar i “Mafias së Burgjeve”, me të edhe avokati bashkëpunëtor Avokati grek dhe Klodian Lekocaj

GREQI– Klodian Lekocaj i njohur i “mafia i burgjeve” është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut të Koridalosit pasi ankohej se ishte sëmurë. 

Po ashtu në të njëjtin spital është shtuar edhe avokati Jorgos Antonopoulos, i cili gjithashtu ndodhet në burg pas akuzave se edhe ai vetë ishte i përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgut”.

Sipas mediave greke avokati Antonopulos tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ndërkohë që ende priten rezultatet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari Klodian Lekocaj është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgun e Koridalos në Athinë. Lekocaj mësohet se ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t’u japë urdhra “ushtarëve” të tij nga qelia.

Lekocaj akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bandiol Tusha në burgjet greke. Përgjimet e policisë greke nxjerrin së fundmi, se Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e të dy shqiptarëve, por arsyet nuk janë bërë ende publike.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment