Aktualitet

Lajmi fals për tërmetin, Elton Deda: Disa portale janë të mjerë… vendin e ka harruar Zoti

Deda është shprehur se disa portale janë të mjera, pasi përhapin panik tek njerëzit.
Featured image of article: Lajmi fals për tërmetin, Elton Deda: Disa portale janë të mjerë… vendin e ka harruar Zoti Elton Deda, këngëtar

Tiranë- Për lajmin që u publikua ditën e djeshme se në orën 23:30 do të kishte një tërmet të fuqishëm ka reaguar edhe këngëtari Elton Deda. Ai shprehet ndaj gazetarëve se janë të mjerë që panikosin njerëzit.

Sipas tij disa portale janë të mjera pasi për disa “likes” futin frikën tek njerëzit.

“Kjo tregon edhe njëherë se ku është degjeneruar morali i shoqërisë sonë në këtë vend të harruar edhe nga Zoti. Te përhapësh panik për pak “likes” te disa portale që ja punojnë vëllezërve te tyre. Ne kemi kohe qe jemi shthurur moralisht e na ka vene poshtë vesi dhe poshtërsia, por o njerëz çdo gjë ka një kufi. Jeni te mjerë e me vjen keq për ju. Shqipëria do jetojë e do begatojë e s’ka termet qe ta vërë poshtë. Uroj qe të jetoj pa ju qe panikosni njerëzit e vuajtur e hallemëdhenj. Natën e mire e kthehuni në shtëpi.“, shprehet Elton Deda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy gazetarë, të cilët kanë publikuar lajmin së një tërmet i fortë do të trondiste Shqipërinë në orën 23:30 të mbrëmjes së sotme, lajm i cili rezultoi fals. Bëhet fjalë për gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica të “Shekullit”.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment