Politike

Lajmet për bandat, Rama: Na përdorin si dordolecë, shqiptari nuk është dele e zezë! Merkel na mbron (VD)

Sipas kryeministrit shkrimet e publikuara nga mediat ndërkombëtare për bandat e Shqipërisë janë të paguara dhe të qëllimshme.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli sot në lidhje me shkrimet që bëhen në mediat ndërkombëtare dhe ndikimin që kanë ato në hapjen e negociatave më Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama theksoi se këto shkrime janë të qëllimshme dhe bëhen për interesa politike.

Ai shprehet se shqiptari po trajtohet si dele e zezë në mediat ndërkombëtare të cialt bëjnë bujë të madhe nëse arrestojnë një shqiptar. Rama vuri në dukej lajemt ku shkruhet për bandat dhe nëse mes tyre është vetëm një shqiptarë, të tjerët mund të jenë belgë, marokenë, banda do do të shkruhet si e shqiptarëve.

Më tej Rama mori si shembull Serbinë të cilë ne përmendim shumë për arritjen e futjes në BE dhe tha se shtetit serb i janë dashru plot 32 muaj që të futet në BE pasi mori PO-në e parë.

Me fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel, Rama e cilësoi si një arritje mungesën e Gjykatës Kushtetuese, teksa theksoi se këto ishin fjalët e kancelares gjermane. Sipas kryeministri Merkel është shprehur se fakti që nuk ka Kushtetuese do të thotë që Shqipëria ka pastruar sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës.

Nuk e dimë çfarë do të thotë Franca. Ju e dini, se jua ka thënë ai naltmadhnia atje në fund. Le tu referohemi këtyre dy kushteve. Ju thoni Shqipëria këtu nuk i meriton t’i hapëe negociatat por en duam që të happen pasi duam të heqim qafe sa më aprë këta që kemi në krye. E thoni ju këtë, e thonë edhe ata që s’janë këtu. Deri vjet ishin zgjedhjet europian dhe ata e thoshin copë, por jo para kamerave. Të mbarojnë njëherë zgjedhjet. Ç’lidhje kanë zgjedhjet?

Objektivisht e thotë Komisioni Europian, politikisht e thotë Këshilli Europian. Por atje lart rrotullohet gishti sipas interesit. Qenka Holanda më ekzigjente se Finlanda? Pse? E keni parë gjë Finlandën që është shumë herë më alrt dhe nuk kanë probleme të brendshme që t’i detyrojë t’i kthejë shqiptarin në dele të zezë.

Kapet një bandë me marokenë, belgë, italianë dhe aty janë edhe dy shqiptarë, dhe titulli është ‘u kap banda e shqiptarëve’. Është politikë se unë nuk di si ta shpjegoj këtë.

Kur flasim për Shqipërinë mos e kushtëzoni gjuhën tuaj duke pasur parasysh se kush është aty mbrapa, pro shikoni përpara. Këto janë të vërteta që duhen thënë. Unë kur i them këto, i them si një europian i bindur.

E dini ju që Malit të Zi i kanë bllokuar një kapitull? Pse? Nuk është gati. Nuk po shkojmë as në kishë dhe as në xhami, ku priten të gjithë mëkatarët. Po kërkojmë të futemi në një familje ku debatet dhe interesat janë të mëdha. Nuk bëhet me shumicë votash, mjafton të thotë njëri s’dua, s’bëhen.

Ky është një udhëtim i përbashkët. Nesër do t’ju vijë radha juve, do ët jeni këtu. Mjaft më me 30 vite duke gënjyer dhe duke minuar dhe duke u gëzuar nga çdo lajm i keq për Shqipërinë dhe duke u bërë distributor i lajmeve të këqija për Shqipërinë. Filma, të cilët ata që duan t’i shohin si realitet i mirëpresin.

Të gjithë ata që e kundërshtojnë Shqipërinë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit. Ata nuk kanë asgjë me Shqipërinë, por në momentin që u del përpara e kapin dhe e përdorin atë si dordolec për interesa politike.

Mos t’ja themi ne këtë njëri-tjetrit? Të bëjmë kot, jo e ka fajin ai, e ka fajin ky.

Ne na nxjerrin në pazar dhe thonë. Ja me këta do merreni ju në Europë? Çfarë lidhje ka kjo? U dashka qe në të plotësojmë 9 kushte dhe të futemi në Europë. Jo, ne do të plotësojmë 999. Serbisë i ka marrë 32 muaj për t’u bërë pjesë e BE-së pasi ka marrë PO-në e negociatave.

I bënë spam emaileve përlamentare gjermanë. S’ka Gjykatë Kushtetuese, dhe kancelarja ju tha: I keni kërkuar Shqipërisë të bëjë Vetingun dhe të bëjë Reformë në Drejtësi. Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pro kjo vërteton se është p[astruar sistemi. Tani si e kuptojmë këtë, si një dështim që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo si një arritje që Shqipëria është pastruar nga ai sistem drejtësie ku ishte zhytur në zullum.

Ja si e argumenton një njeri që nuk është shqiptar dhe që e mëbshtet Shqipërinë. Faleminderit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment