Sport

Lajme të mira nga infermieria e Juventusit, dy titullarët të gatshëm në përballjen ndaj Milanit

Në seancën e fundit stërvitore, të mbajtur në mëngjes, Pirlo bëri që grupi të kryejë një seri ushtrimesh taktike. Si Chiesa ashtu edhe Morata punuan me grupin për të treguar se problemet e tyre kanë kaluar
Featured image of article: Lajme të mira nga infermieria e Juventusit, dy titullarët të gatshëm në përballjen ndaj Milanit Juventus

TORINO-Lajme të mira vijnë nga infermieria e Juventusit në prag të ndeshjes më Milanin. Federico Chiesa dhe Alvaro Morata do të jenë të gatshëm duke bërë që tekniku Andrea Pirlo të jetë më i qetë.

Në seancën e fundit stërvitore, të mbajtur në mëngjes, Pirlo bëri që grupi të kryejë një seri ushtrimesh taktike. Si Chiesa ashtu edhe Morata punuan me grupin për të treguar se problemet e tyre kanë kaluar. Chiesa u detyrua të qëndrojë jashtë fushave në tre ndeshjet e fundit për shkak të problemeve muskulare që shfaqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç Demiral, Pirlo do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion. Një arsye më shumë për të përballuar me optimizëm një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment