Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Art&Argëtim
Lajme të mira ju presin këtë të diel! Kini kujdes nga disa persona, mund të nxjerrin sekretet tuaja…Horoskopi nga Pao
12 Shtator 2021, 05:03Nga DOSJA
Dashi
Mund të mos i keni frikë përballjet, por nesër është e këshillueshme që të qëndroni larg telasheve. Lërini të tjerët të zihen për gjëra të parëndësishme, keni probleme më të mëdha që kërkojnë vëmendjen tuaj.
Demi
Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët që e dini për çfarë po flisni, por nuk keni asnjë qëllim që t’i ndihmoni. Për aq sa ju takon, nëse nuk ju njohin ende mjaftueshëm sa për të pasur besim tek aftësitë tuaja, atëherë mund t’ia dalin mbanë vetë fare mirë.
Binjakët
Dikush me të cilin zakonisht nuk shkoni shumë mirë, do të jetë drejtuar nga ju këtë të diel dhe lajmi i keq është se duhet të bëni siç thonë ata. Lajmi i mirë është se sa më shpejt të veproni, aq më parë do të mund të gjeni një justifikim për t’u larguar prej tyre.
Gaforrja
Mund të mos jeni njeri pasionant si natyrë, por e dini mirë se ndonjëherë oreksi i tepërt mund t’ju fusë në telashe. Mos kini frikë të ndiqni pasionin e kohëve të fundit, por përpiquni ta shihni vetën herë pas here në mënyrë që të dalloni efektet që ka tek të tjerët.
Luani
Nesër, nëse dëshironi, mund t’i thyeni rregullat, por në terma afatgjatë kjo mund t’ju kthehet mbrapsht. Sinqeriteti është gjithmonë arma më e mirë, sidomos kur vjen puna tek biznesi dhe paratë.
Virgjëresha
Dikush ka një mëri dhe kjo me gjasë këto ditë do t’ju krijojë mjaft shqetësime. Ruani qetësinë dhe refuzoni reagimet negative. Mundësia që t’ju dëmtojnë është e papërfillshme.
Peshorja
Nëse një koleg apo dikush me autoritet jua bën gjërat e vështira nesër, është e nevojshme që të mbroni veten. Kjo nuk do të thotë se duhet t’u bërtisni, edhe nëse ata e bëjnë këtë, por duhet ta fitoni debatin me intelektin tuaj superior.
Akrepi
Një rival është xheloz për gjithë vëmendjen që po merrni kohët e fundit dhe do të donte shumë që t’ju shihte në hije. Mënyra e vetme që kjo mund të ndodhë është nëse nuk tregoheni të vëmendshëm dhe thoni diçka të pamenduar. Kjo është padyshim një gjë që mund ta kontrolloni.
Shigjetari
Nuk ka nevojë të mundoheni më shumë seç duhet, të tjerët do t’ju ndihmojnë me kënaqësi. Nëse i luani siç duhet letrat që keni në dorë, mund edhe të merrni merita për gjëra që nuk i keni bërë vetë.
Bricjapi
Bëni kujdes dhe mos i jepni përshtypjen të tjerëve se bini dakord me çdo gjë që thonë, sidomos kur në të vërtetë mendoni se e kanë gabim. Nëse e marrin vesh më vonë se nuk keni qenë të sinqertë, mund të mërziten. Tregohuni të drejtpërdrejt që në fillim.
Ujori
Nëse dikush zbulon sekretet tuaja dhe ua tregon të tjerëve do të mërziteni pa masë, e me të drejtë. Megjithatë, planetet këshillojnë që ta kontrolloni temperamentin. Me gjasë të tjerët po kërkojnë që t’ju mërzisin dhe të zihen.
Peshqit
Lajme të mira ju presin këtë të diel, por edhe në ditët që do të vijnë. Ndonëse jo gjithçka ka shkuar siç duhet dhe mund të keni kaluar një periudhë të lodhshme, situata do të ndryshojë. Besoni dhe do të shihni se nuk do të zhgënjeheni.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PRISHTINË– Reperi i njohur Fero duket se i ka lënë pas vitet e tij problematike, duke vendosur që të fokusohet tek familja. Ai ka thënë një intervist...
TIRANË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këtë vit ka kaluar një pjesë të mirë të verës në jug të vendit tonë. Por mesa duket ka pasur ...
GJIROKASTËR– Karvanët e polifonisë, eventi që rizgjoi krijimtarinë e mbrojtur të polifonisë së jugut, solli në tre bashki të Gjirokastës, pjesë të rr...
TIRANË- Spektakli i humorit “Klanifornia” ka nisur sot transmetimin e sezonit të ri televiziv, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë moderatorja Marina Vjoll...
TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duket se ka vendosur që këtë të shtunë të largohet nga çdo ekran televiziv dh...
MIKONOS – Biznesmenit 47-vjeçar, nga Rumania, Dragos Savulescu, i njohur për ne edhe si bashkëshorti i Angela Martinit, u arrestua në gusht në Mykonos. H...
KOSOVË – Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” , me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës ka shkëlqyer në një nga festivalet më prest...
TIRANË – Këngëtarja Fifi ndan shpesh momente nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram. Ajo ka treguar mbrëmjen e djeshme se i ka ndodhur një episod ...
SHBA- Këngëtarja Kelly Clarkson e cila do të zënë fashën orare të Ellen DeGeneres në NBCUniversal është shprehur se ajo nuk po merr përspër të krahasohet me te....
TIRANË– Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer për herë të parë të gjithë ngjarjen që i ndodhi me bashkëshortin e saj. Përmes një rrëfimi të cil...