Showbiz

Lajme të mira! Dua Lipa dhe Zayn Malik shumë shpejt mund të sjellin një këngë së bashku

U desh pandemia që t’i bënte bashkë Zayn dhe Duan dhe fansat kanë nisur menjehere të aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.
Featured image of article: Lajme të mira! Dua Lipa dhe Zayn Malik shumë shpejt mund të sjellin një këngë së bashku Zayn Malik, Dua Lipa

AMERIKE– Shumë shpejt mund të presim një bashkëpunim mes Zayn Malik dhe Dua Lipës.

Jemi shumë pranë ditës së madhe pasi Dua dhe Zayn tani po kalojnë kohë së bashku në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, së bashku me Gigi, Anwar dhe Bella.

Zayn dhe Gigi kanë qenë në fermë që nga fillimi i izolimit, dhe tani, Dua Lipa u është bashkuar me të dashurin e saj dhe vëllain e vogël të Gigit, Anwar.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Mohamedhadid. (@mohamedhadid) on

Dua dhe Zayn janë parë për herë të parë së bashku, përkrahë partnerëve të tyre përkatës, në Ditën e Shën Valentinit në New York, kur kaluan një darkë së bashku, por që atëherë nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrin dhe u desh pandemia që t’i bënte bashkë teksa fansat kanë nisur të aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Dua Lipa, Gigi Hadid, Zayn Malik, Bella Hadid

Mbase periudha e izolimit mund ti ketë bërë më krijues dhe do e kenë menduar idenë e të pasurit një bashkëpunim së bashku.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment