Aktualitet

Lajme jo të mira për pushuesit, mos dilni pa çadër nga shtëpia, sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)

Edhe sot qytetarët nuk mund të bëjnë plazh. Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.
Featured image of article: Lajme jo të mira për pushuesit, mos dilni pa çadër nga shtëpia, sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI– Ditën e sotme do të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat maksimale në bregdet do të shkojnë në 33 gradë. Ndërsa, në vendet malore temperaturat maksimale do të shkojnë në 26 gradë.

Parashikimi i motit:

RESHJET
Sot priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 26 / 33°C
në vendet e ulëta: 24 / 34°C
në vendet malore: 15 / 26°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment