
SHQIPËRI- 839 viktima, 18 mijë e 962 të infektuar aktivë dhe 19 mijë e 912 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 17 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 839. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer1, 2.186 testime, prej të cilave 705 kanë rezultuar pozitiv.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 86 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 705
Të shëruar ne 24 orë 528
Të shtruar në spitale 484
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.186
Testime totale 194.806
Raste pozitive 39.719
Raste të shëruara 19.912
Raste Aktive 18.968
Humbje jete 839
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559
A.k.dosja.al