Aktualitet

Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, aksident i rëndë në Rrogozhinë (EMRI)

Makina ka dalë nga rruga në autostradë në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, dhe si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, shtetasi O.L. Më tej shtohet se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar. 
Featured image of article: Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, aksident i rëndë në Rrogozhinë (EMRI) Foto ilustruse

RROGOZHINË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Rrogozhinë. Sipas informacioneve mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Makina ka dalë nga rruga në autostradë në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, dhe si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, shtetasi Orges Lasku. Më tej shtohet se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment