Sport

Lajm tragjik nga Serbia, vetëvritet ish-sulmuesi serb, e la futbollin në vitin 2017

Ai ka luajtur edhe me Anderlecht, Salzburg, Maçabi dhe Vojvodina, Rad, OFK Beograd
Featured image of article: Lajm tragjik nga Serbia, vetëvritet ish-sulmuesi serb, e la futbollin në vitin 2017

Lajm i trishtueshëm për futbollin serb. Ish-lojtari Miljan Mrdakovic, i cili ka qenë dikur pjesë e Partizan Beogradit, të shtunën është vetëvrarë me pistoletë, sipas medieve serbe.

Ish-sulmuesi, që ishte 38 vjeç, u vetëvra në apartamentin ku jetonte me të fejuarën e tij. Mrdakovic ka nisur karrierën e tij te Nis, ku më pas kaloi te Partizani. Ka luajtur edhe me Anderlecht, Salzburg, Maçabi dhe Vojvodina, Rad, OFK Beograd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 2017 i dha fund karrierës. Ka luajtur 9 ndeshje me U-21 e Serbisë dhe tre ndeshje me skuadrën kombëtare në Olimpiadën e vitit 2008.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment