Sport

Lajm i trishtë nga Anglia, futbollisti gjendet i vdekur në mënyrë të papritur

23-vjeçari u gjend i vdekur në mënyrë të papritur në shtëpinë e tij në Preston mbrëmjen e të martës
Featured image of article: Lajm i trishtë nga Anglia, futbollisti gjendet i vdekur në mënyrë të papritur Foto Ilustruese
Përditësuar:

ANGLI-Një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Anglia. Ka humbur jetën në një moshë shumë të re Christian Mbulu mbrojtësi i cili aktivizohej me skuadrën e Morecambe në League Two. 23-vjeçari u gjend i vdekur në mënyrë të papritur në shtëpinë e tij në Preston mbrëmjen e të martës. Vdekja e tij ka qenë natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër. Nga janari i këtij viti, Mbulu kaloi nga Crewe Alexandra te Morecambe, me këta të fundit që kanë mbetur të shokuar nga ndarja e jetës së lojtarit.

“Ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të parakohshme dhe të pa pritur është shokuese për të gjithë ne. Christian erdhi në janar te ne dhe ishte shumë i dashur për të gjithë.”, shkruan Morecambe.

Christian Mbulu

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Millëall, Motherwell, Braintree dhe Brentwood, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment