Kulture

Lajm i trishtë! COVID19 i merr jetën ‘krijuesit’ të Kapedanit, Muharrem Fejzo, i biri: Më fal që nuk të përkëdhela dot!

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo, në një postim në rrjetet sociale.
Featured image of article: Lajm i trishtë! COVID19 i merr jetën ‘krijuesit’ të Kapedanit, Muharrem Fejzo, i biri: Më fal që nuk të përkëdhela dot! Muharrem Fejzo

TIRANË– Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare kineasti Muharrem Fejzo. Fejzo ishte i infektuar prej disa ditësh me COVID19 dhe komplikacionet me virusin i janë rënduar në orët e fundit të jetës. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo, në një postim në rrjetet sociale.

Joe shkruan:  “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”…

Fejzo e nisi karrierën artistike pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik. Ai fillimisht punoi si skenograf në operetat “Rusalka” dhe “Nusja e shitur”. Fejzo ka realizuar bustin e “Zonjës Çure”, ndërsa si regjisor, ai ka realizuar filmat “Mësonjtrotja”, “Kapedani”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur” apo  “Mëngjese të reja”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”, sot artit shqiptar iu larguar një tjetër emër i madh.

(F.g/dosja.al)

  • 12:01

    "Gjerdan i kinemasë shqiptare", aktori Reshat Arbana flet për ndarjen nga jeta të kineastit Muharrem Fejzo: Ishte një nga miqtë e mi më të mirë

    Aktori Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, vdekjen e kineastit, Muharrem Fejzo. Gjatë një prononcimi për News24, Arbana ka rrëfyer bashkëpunimin me Fejzon në filmin “Fijet që priten”, ndërsa shton se ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

    “Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan I kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

  • 10:00

    Mevlan Shanaj: Lamtumirë Leme, mik i miqësisë së qeshur, të njoha kur luaje në kitarë… ashtu i veshur bukur

    Aktori Mevlan Shanaj ka kujtuar regjisorin Muharrem Fejzo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi nuk mundi dot të fitonte betejën me COVID19. Në një reagim në rrjetet sociale, Shanaj thotë se sot u largua nga kjo botë, një njeri që mbillte fisnikëri.

    POSTIMI I PLOTË I MEVLAN SHANAJT: 

    Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë!

    Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkëautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur,mik i pastër,sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësise së qeshur.

Shto Koment