Bota

Lajm i trishtë/ COVID-19 nuk njeh moshë, humb jetën foshnja në SHBA, pasi u prek nga virusi

Humb jetën foshnja në SHBA, pasi u infektua. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Çikagos.
Featured image of article: Lajm i trishtë/ COVID-19 nuk njeh moshë, humb jetën foshnja në SHBA, pasi u prek nga virusi Foto ilustruese

SHBA- Një lajm i trishtë nga vjen nga Çikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi aty ka humbur jetën një foshnjë e infektuar me COVID-19.

Mediet e huaja shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois.  “Asnjëherë nuk ka pasur një vdekje të lidhur me COVID-19 te një foshnjë. Një hetim i plotë është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, tha drejtori i IDPH, Dr. Ngozi Ezike.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse jo për të mbrojtur veten tonë, për ata që na rrethojnë.”, u shpreh ai më tej. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 një kërcënim për gjithë botën. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Dy vendet më të prekura në Evropë janë Italia dhe Spanja.

Burimi: The Mirror

J.V/Dosja.al 

Shto Koment