Aktualitet

LAJM I MIRË/ Vajza që u fut me këmbët e saj në Infektiv rezulton negative, nuk ka koronavirus

E reja, e cila erdhi në Tiranë me bashkëshortin, pasi ishte vizituar tek doktoresha e saj në Skrapar nuk ka koronavirus dhe mund të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj.
Featured image of article: LAJM I MIRË/ Vajza që u fut me këmbët e saj në Infektiv rezulton negative, nuk ka koronavirus Çifti nga Skrapar iteksa flasin për Open

TIRANË– Vajza nga Skrapari, e cila një natë më parë u fut në Infektiv në Tiranë, ka rezultuar negative për Covid-19. E reja, e cila erdhi në Tiranë me bashkëshortin, pasi ishte vizituar tek doktoresha e saj në Skrapar, nuk ka koronavirus dhe mund të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj.

Një natë më parë, në një lidhje për emisionin “Open”, çifti u shprehën se kishin temperaturë dhe kishin ardhur me makinën e tyre që t’i nënshtroheshin analizës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment