AktualitetSociale

LAJM I MIRË! Shtetasit e Shqipërisë nga tani mund të punojnë lirisht në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Featured image of article: LAJM I MIRË! Shtetasit e Shqipërisë nga tani mund të punojnë lirisht në Kosovë Kosove, Shqiperi

Shtetasit e Shqipërisë që duan dhe kanë nevojë që të punojnë në Kosovë, tani e tutje do të mund ta bëjnë pa asnjë problem dhe telashe.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se zbatimi i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë në Kosovë lirshëm dhe pa pengesa burokratike. Ai tha se, edhe procedurat e leje-qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. E kjo bazuar edhe në reciprocitet, meqenëse shtetasit e Kosovës veçse gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”.

Për këtë çështje ka bërë një postim në Facebook edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai teksa ka treguar për disa vendime që ka marrë Qeveria, ka thënë se kanë themeluar edhe Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë”.

“Gjithashtu, kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”

Kurti pohoi se zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirisht dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë.

“ Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. Kosovarët tashmë gëzojnë këto të drejta në Shqipëri”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 2 tetor të vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e gjashtë e dy qeverive në Tiranë në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin.

Në takimin e fundit, qeveritë patën premtuar heqjen e barrierave kufitare për tregtinë dhe për këtë nënshkruan 13 marrëveshje, memorandume e protokolle.

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe ai i Shqipërisë , patën nënshkruar marrëveshjen e mobilitetit në punë, që mundëson lëvizjen e lirë të punonjësve dhe rritjen e përfitimeve për qytetarët.

Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë është mbajtur në nëntor të 2018-s në Pejë ku u patën nënshkruar një sërë marrëveshjesh.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Mbledhja e parë u mbajt në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, dhe Edi Rama, e cilësuan takimin historik.

Që prej janarit të vitit 2014 kur u realizua takimi i parë në Prizren, numri i marrëveshjeve të nënshkruara në këto takime arriti në 80.

MONITOR

Shto Koment