Aktualitet

“Lajm i mirë”, Rama tregon gjendjen e pacientëve të infektuar: 15 të shëruar sot!

Kryeministri Rama ka njoftuar se 15 persona të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.
Featured image of article: “Lajm i mirë”, Rama tregon gjendjen e pacientëve të infektuar: 15 të shëruar sot! Edi Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka dhënë lajmin se 15 persona të tjerë, kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 15 të shëruar sot”, shprehet Rama në një postim në Facebook.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment