Bota

LAJM I MIRË! Pritet njoftimi nga Presidenti Biden: Do të dhurojmë 500 milion doza vaksinash Pfizer për vendet e varfëra  

CNN shkruan se sipas zyrtarëve të administratës së Biden, kjo do të jetë një mënyrë për të udhëhequr rrugën drejt rimëkëmbjes nga pandemia.
Featured image of article: LAJM I MIRË! Pritet njoftimi nga Presidenti Biden: Do të dhurojmë 500 milion doza vaksinash Pfizer për vendet e varfëra   Joe Biden

ANGLI- Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë mbrëmjen e sotme se SHBA do të dhurojnë 500 milion doza vaksinash Pfizer për vendet e varfëra. CNN shkruan se sipas zyrtarëve të administratës së Biden, kjo do të jetë një mënyrë për të udhëhequr rrugën drejt rimëkëmbjes nga pandemia.

“Kjo do të jetë qartë blerja dhe dhurimi më i madh i vaksinave Covid-19 nga një vend i vetëm. Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar humbjet më tragjike në të gjithë globin, dhe se është në interesin tonë kombëtar t’i japim fund kësaj pandemie kudo. Covid-19 nuk njeh kufij dhe për sa kohë që ky virus është në botën tonë, amerikanët janë në rrezik,” tha zyrtari i adminisratës Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Udhëtimi 8-ditor i Biden në Evropë/ Presidenti i SHBA takohet me Boris Johnson, në fokus të diskutimeve është tregtia dhe ‘ngërçet’ e BREXIT (BATUTAT MES TYRE)

(I.A/dosja.al)

Shto Koment