Politike

Lajm i mirë për shqiptarët e bllokuar nga COVID-19 në Angli, MEPJ: Do zgjatet afati i vizës

Sipas MEPJ, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Featured image of article: Lajm i mirë për shqiptarët e bllokuar nga COVID-19 në Angli, MEPJ: Do zgjatet afati i vizës Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

Sipas MEPJ, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij. Me tej shpjegohet se kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, përfundon lajmërimi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment