Politike

“Lajm i mirë për Shqipërinë”, ngrihet grupi negociator për bisedimet e anëtarësimit në BE

Ministri për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bën me dije se është ngritur grupi negociator për bisedimet e anëtarësimit me BE-në.
Featured image of article: “Lajm i mirë për Shqipërinë”, ngrihet grupi negociator për bisedimet e anëtarësimit në BE BE-Shqipëri

TIRANË-Ministri për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Cakaj shkruan se grupi negociator përbëhet nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave. Më tej ai shton, se bashkëpunimi duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake.

Postimi i plotë

Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë… Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian! Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces! Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca, bëri me dije se kryenegociatori i Shqipërisë për bisedimet me BE-në është Zef Mazi.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment