Rajoni

LAJM I MIRË/ Shënohen 20 mijë të shëruar në Itali, 681 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjithashtu mësohet se gjendja e të infektuarve vijon të jetë i qëndrueshme dhe se në terapi intensive janë më pak persona, duke u bërë kështu i mundur edhe boshatisja e sallave. Një ditë më parë në Itali u shënuan 766 të vdekur. Numri  total i viktimave ka shkuar në 15 000 persona gjithsej.
Featured image of article: LAJM I MIRË/ Shënohen 20 mijë të shëruar në Itali, 681 të vdekur në 24 orët e fundit COVID-19
Përditësuar:

ITALI– Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, por sot vjen një lajm i mirë nga vendi ynë fqinj, ku janë shënuar 20 mijë të shëruar dhe shumë më pak persona në terapi intensive. Në njoftime të dhëna nga mediet e vendit fqinj, në Itali janë shënuar shumë më pak vitkima se në ditët e tjera, 681 të vdekur në 24 orët e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu mësohet se gjendja e të infektuarve vijon të jetë i qëndrueshme dhe se në terapi intensive janë më pak persona, duke u bërë kështu i mundur edhe boshatisja e sallave. Një ditë më parë në Itali u shënuan 766 të vdekur. Numri  total i viktimave ka shkuar në 15 000 persona gjithsej.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.  Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.
(f.m/dosja.al)

Shto Koment