Aktualitet

Lajm i mirë nga Italia, gruaja me koronavirus lind beben e shëndetshme

Për të lindur fëmijën, ekipi mjekësor ka përdorur maska mbrojtëse dhe masa special në mënyrë që të mos u infektuar por mesa duket nuk paskaq qenë të nevojshme, pasi as fëmija nuk u infektua.
Featured image of article: Lajm i mirë nga Italia, gruaja me koronavirus lind beben e shëndetshme Foto Ilustruese

ITALI– Një grua e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë një bebe të shëndetshme. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Piacenza. Këshilltari rajonal për Shëndetin e Emilia-Romagna, Sergio Venturi është shprehur se zonja ishte zhvenosur në spitalin ku kishte planifikuar lindjen dhe gjithçka shkoi për mrekulli.

Për të lindur fëmijën, ekipi mjekësor ka përdorur maska mbrojtëse dhe masa special në mënyrë që të mos u infektuar por mesa duket nuk paskaq qenë të nevojshme, pasi as fëmija nuk u infektua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment