Bota

Boris Johnson del nga spitali, kryeministri britanik do të vijojë të mjekohet në shtëpi, e fejuara s’përmbahet: Nuk di si t’ua paguaj mjekëve

Edhe e fejuara e kryeministrit britanik, Carrie Symonds ka shprehur falenderimet e saj për stafin e spitalit që u kujdesën për Johnson. Symond, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të parë, shkruan në rrjetet sociale se mjekët kanëqenë të jashtëzakonshëm.
Featured image of article: Boris Johnson del nga spitali, kryeministri britanik do të vijojë të mjekohet në shtëpi, e fejuara s’përmbahet: Nuk di si t’ua paguaj mjekëve Carrie Symonds dhe Boris Johnson
Përditësuar:

BRITANI-Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ditën e sotme ka dalë nga spitali dhe kurimin do ta vazhdojë në shtëpi. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se Johnson të gjitha mjekimet e do t’i marrë në shtëpinë e tij në Checkers në Buckinghamshire.

Pas e Boris Johnson edhe e tij, Carrie Symonds ka shprehur falenderimet e saj për stafin e spitalit që u kujdesën për Johnson. Symond, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të parë, shkruan në rrjetet sociale se mjekët kanëqenë të jashtëzakonshëm.

“Bekimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar në situata të ngjashme dhe kanë qenë të shqetësuar për të dashurit e tyre. Unë nuk mund të të resht së falenderuari stafin e spitalit St Thomas, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju paguaj dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari,”– shkruan Symonds ndër të tjera.

Për shkak se Kryeministri do të duhet kohë për t’u rikuperuar, do të thotë se Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ka të ngjarë të mbetet në përgjegjësinë e përditshme për drejtimin e Qeverisë, për momentin të paktën. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson u përmirësua dhe doli nga terapia intensive, para tre netësh, por gjithsesi u mbajt nën monitorimin e mjekëve. 

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar tetë netë në spitalin e St.Thomas në Londër pasi  gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë për shkak të koronavirusit, dhe për dy ditë u fut në terapi intensive.

(a.k/f.m/dosja.al)

Shto Koment