Bota

LAJM I MIRË! Firma amerikane Johnson & Johnson pritet të marrë dritën e gjelbër nga BE-ja për përdorimin e vaksinës kundër Covid-19

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dhënat klinike të vaksinës, të cilat Johnson & Johnson po i zhvillon përmes filialit të saj Janssen, janë vlerësuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) që nga 1 dhjetori nën një rishikim të përsëritur për të shpejtuar miratimin e mundshëm.
Featured image of article: LAJM I MIRË! Firma amerikane Johnson & Johnson pritet të marrë dritën e gjelbër nga BE-ja për përdorimin e vaksinës kundër Covid-19 Foto Ilustruese

AMERIKË– Firma amerikane Johnson & Johnson pritet të aplikojë për miratim nga BE të vaksinës së saj anti-Covid deri në fund të janarit, në mënyrë që më pas të filloj përdorimin në shkurt të këtij viti.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se të dhënat klinike të vaksinës, të cilat Johnson & Johnson po i zhvillon përmes filialit të saj Janssen, janë vlerësuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) që nga 1 dhjetori nën një rishikim të përsëritur për të shpejtuar miratimin e mundshëm. Lajmi se Kompania do të aplikojë për miratim nga BE-ja është  konfirmuar edhe nga Komisionerja e Shëndetësisë në BE Stella Kyriakides.

 “Ne nuk mund të japim ndonjë indikacion të saktë në lidhje me një kërkesë për autorizim të kushtëzuar të marketingut, por natyrisht shpresojmë që një aplikim të paraqitet në javët e ardhshme”.- mësohet se ka thënë ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Johnson & Johnson dhe EMA nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Afati i mundshëm i miratimit në BE duket të jetë pak më i ngadaltë se sa pritej në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani janë autorizuar për përdorim vaksinat e kompanive Pfizer BioNtech, AstraZeneca dhe Moderna.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment